SLLOVENI- Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, e pranishme në Forumin Strategjik të Bled, tha se vendet që duan unionin duhet të përmbushin reformat e kërkuara.
Ajo theksoi se palët në këtë proces duhet të jenë gati, si BE ashtu dhe vendet aspirante.
Sipas saj, sot ekzistojnë forca të jashtme, që duan “dështimin e Evropës”
“Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk kemi udhëheqës që besojnë vetë vete që ky institucion është gjëja më e mirë. Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbiu punët e përditshme, që dinë si ti zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti udhëheqës që besojmë se është detyra e tyre që t’i shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë. Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku.
S’ka rrugë të shkurtra, folët për zotimin e Borrell, ndërkohë që ia tha që në 2030 të dyja palët duhet të jenë gati, vendet kandidate dhe ne. Ne që të jemi në gjendje ti pranojmë këto shtete, ata duhet të realizojnë reformat, shteti i së drejtës, media e lirë janë të panegociueshme.
Gjeopolitika ka ndryshuar, përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme siç i përkufizoj unë që duan të na shohim të dështojmë. Tani kemi forca të jashtme që duan që ne si Europë duam të dështojmë, kemi zgjedhje të rëndësishme në Moldavi. Rusia po rreket fort të luftojë kundër qeverisë aktuale”, tha Kos.



