Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjenocidi në Gaza kalon çdo imagjinatë”/ Baki Goxhaj rrëfen dhunën: Na lidhën me kokën poshtë, kur erdhi ministri…

schedule20:13 - 27 Maj, 2026

schedule 20:13 - 27 Maj, 2026

Aktivisti Baki Goxhaj ka rrëfyer në emisionin Real Story momentet e dhunës që, sipas tij, u ushtruan nga forcat izraelite ndaj aktivistëve të flotiljes humanitare të nisur drejt Gazës.

Ai deklaroi se pamjet dhe informacionet që kanë ardhur nga konflikti në Gaza gjatë dy viteve të fundit “kalojnë çdo imagjinatë”, ndërsa theksoi se nuk mund të qëndronte indiferent përballë asaj që e cilësoi si “gjenocid”.

Goxhaj tregoi se aktivistët janë mbajtur të lidhur me kokën poshtë dhe janë dhunuar fizikisht, duke kërkuar ndihmë mjekësore për të plagosurit.



Sipas tij, dhuna ka vijuar edhe pasi kamerat janë larguar, ndërsa pretendon se situata e shfaqur në video ishte vetëm një pjesë e asaj që kanë përjetuar.

“Arsyeja është dhimbja që unë kam ndjerë këto dy vitet e fundit, për ato se unë çfarë kam përcjellë nga ngjarja që vjen. Pamjet që vijnë që andej janë të paimagjinueshme. Mua më duket e papranueshme që unë të rri duarkryq në momentin që bëhet një gjenocid.

Situata që duket në atë video nuk është degradim është normaliteti i eksperiencës sonë. Në atë çadrën ku jemi aty në video, jemi të gjithë të lidhur me kokën poshtë duke thirrur dhe duke kërkuar doktorë, sepse disa prej nesh ishim rrahur.

Erdhi ministri me shpurën e vet, bëri atë video. Dhuna konstante vazhdoi edhe pak ikjes së ministrit. Në prezencën e kamerave ne nuk jemi dhunuar, pas kamerave ne kemi pasur dhunë konstante”, tregoi aktivisti Goxhaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!