Lucien Favre nuk është më trajneri i Dortmund. Strategu zviceran ia doli të kualifikojë Dortmund si kokë grupi në raundin e 1/8 të Champions League, por oshilacionet në kampionat dhe humbja 1-5 ndaj Stuttgart sollën shkarkimin e tij tre ditë më parë.
Drejtimin e ekipit e ka marrë deri në fund të sezonit Edin Terzic, zv trajneri. 38-vjeçari kroat debutoi në stolin e verdhezinjve me një fitore 1-2 në fushën e Werder Bremen, takim që u fitua falë rrjetës së kapitenit Marco Reus në minutat e fundit.
Një legjendë e futbollit gjerman si Lothar Matthaus, në një prononcim për Sky Germania, ka një këshillë për drejtuesit e klubit gjerman, që do të ketë përballë Sevilla në ndeshjet me eliminim direkt në Champions League.
“Jam befasuar nga deklaratat e Reus dhe Hummels, të cilët kritikuan disa nga vendimet e Favre. Diçka që konfirmon se disa gjëra nuk po funksiononin në skuadër. Një futbollist nuk duhet ta thotë kurrë hapur se trajneri nuk ka të drejtë.
Pasardhësi i Favre? Më pëlqejnë Marco Rose (M’Gladbach), Jesse Marsch (Red Bull Salzburg) dhe Julian Nagelsmann (Leipzig). Ata mishërojnë gjithçka që i mungon Dortmundit: emocioni dhe entuziazmi. Ekipi ka nevojë për një trajner që i ngjan Jurgen Klopp, një trajner që të udhëheqë lojtarët në aspektin emotiv“, deklaron Matthaues. /abcnews.al