“Gjenerali i zemrës sime”, Haradinaj merr urimin emocionues për ditëlindje nga bashkëshortja

schedule22:58 - 3 Korrik, 2020

schedule 22:58 - 3 Korrik, 2020

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka festuar sot ditëlindjen. Ai ka marrë shumë urime, por më i veçantë është ai i bashkëshortes së tij Anitës.

Ajo e ka uruar atë publikisht, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të bukur.

“Nuk dua të t’a heq asnjë grade e yll si gjeneral ushtrie e komandant i Luftës veq dua t’i shtoj nja dy me shumë

Ti je gjenerali i zemres sime, e gjeneral i dashurisë se Gjinit, Hanes dhe Trimit. Të duam përjetë Ramush Harandinaj! Gëzuar Ditelindja e une edhe sot vazhdoj te mendoj qe jam dhurata më e bukur e ditelindjes sate! Gëzuar 17 vjet bashk me të mira e të kqija”, ka shkruar ajo.