Reagimi ndaj komenteve të Emmanuel Macron se dërgimi i trupave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk duhet të “përjashtohet” ka nxitur reagime të shumta.
Gjenerali Dominique Trinquand, ish-kreu i misionit ushtarak të Francës në OKB, ka thënë se ndërsa nuk ka konsensus që kjo të ndodhë, vendet europiane duhet t’i kishin lënë të gjitha mundësitë të hapura “dy vjet më parë”.
“Gjatë dy viteve të fundit ne çdo herë themi se nuk do të dërgojmë artileri, nuk do të dërgojmë tanke, nuk do të dërgojmë avionë dhe në fund po dërgojmë gjithçka.
“Ne duhet të tregojmë se nuk jemi të dobët përballë Vladimir Putinit. Putini është i fortë sepse ne jemi të dobët dhe kështu duhet të tregojmë se jemi të fortë,” tha ai.
Gjenerali Trinquand tha se forcat perëndimore në Ukrainë nuk do të luftojnë domosdoshmërisht në terren dhe mund të ndihmojnë forcat ukrainase të përgatisin armë artilerie dhe të ndihmojnë në mirëmbajtjen e armëve.
“Ju keni shumë mënyra për të ndihmuar Ukrainën pa luftuar në numër por në fund ne duhet të planifikojmë gjithçka, duke përfshirë edhe luftën me ukrainasit.”
/abcnews.al