Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka zhvilluar një takim në qeveri me kryeministrin Albin Kurti.
Clark pas takimit ka folur për Televizionin 7 dhe ka treguar se me Kurtin s’kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e Rajon.
“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi sigurinë në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark për T7.
Clark tutje ka deklaruar se është mirë që qeveria e Kosovës është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë.
“Mire që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, ka thënë Clark.
Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj./Express