Gjenerali Amerikan: Qendra ruse në Serbi asnjë lidhje me një qendër humanitare

schedule11:51 - 17 Nëntor, 2017

schedule 11:51 - 17 Nëntor, 2017

Komandanti i ushtrisë amerikane për Kosovën, gjenerali Ben Hodges deklaroi se nuk beson se qendra ruse në Nish të Serbisë nuk është aspak një qendër humanitare. Hodges i cili u ntervistua gjatë javës së NATO-s në Beograd u shpreh për Insajder se etiketimi si një qendër humanitare ishte vetëm një fasadë. I pyetur se ku qëndronte problemi me këtë qendër ai u shpreh se ajo ndodhet shumë pranë bazës ushtarake amerikane në Kosovë Bondsteel. Gjenerali amerikan shtoi se do të donte më shumë transparencë e madje dhe një ftesë për të vizituar vendin. I pyetur nëse Kfor ka në plan të largohet nga Kosova Hodges tha se vendimi për vazhdimin e misionit të KFOR i takonte NATO-s. Roli i ushtrisë amerikane është që të vendosë në gadishmëri ushtarë të armatodut për misionin. Dhe kjo gjë sipas tij do të vazhdojë të paktën dhe për pesë vjet./abcnews.al