Gjenerali amerikan në Prishtinë, takohet me Kurtin e Mehajn

schedule13:18 - 19 Prill, 2022

schedule 13:18 - 19 Prill, 2022

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur për vizitë në Kosovë. Clark është parë teksa futet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Clark po mban takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj. Lidhur me vizitën e Clark nuk ka pasur ndonjë njoftim paraprak.

 

Në Kryeministri, bashkë me ministrin Mehaj ka hyrë edhe ministi i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por ai është larguar pas pak minutash, raporton T7. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!