Gjendje kritike në Maqedoni, 20 viktima dhe mbi një mijë raste të reja me COVID-19

schedule23:40 - 13 Mars, 2021

schedule 23:40 - 13 Mars, 2021

Situatë e rënduar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima. Nga hetimi epidemiologjik janë zbuluar 1031 të raste të reja. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 492 raste.

Kritike paraqitet gjendja edhe në spitale. 55 pacientë me komplikime të COVID-19 janë shtruar në spitalet në Shkup në 24 orët e fundit. Gjithsej janë 406 pacientë që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Shkupit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!