Autoritetet vendore të qytetit amerikan Erie në Pensilvani, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e reshjeve rekord të dëborës, këto dy ditët e fundit.
Një total prej 86 centimetra borë ranë brenda një dite duke mbuluar gjithcka. Sipas dëshmive të banorëve, risia nuk ishte sasia e borës, por koha e shkurtër që iu desh për të mbuluar gjithë qytetin.
Autoritetet vendore nxituan të merrnin masa për të përballur situatën. Policia paralajmëroi qytetarët në media dhe rrjetet sociale që të mos dilnin nga shtëpitë, pasi rrugët ishin të bllokuara dhe të rrezikshme.
Ndërkaq, sasia e madhe e borës bëri që njerëzit të dilnin nga banesat dhe të publikonin video dhe fotogarfi të ndryshme për të treguar magjinë e këtij momenti në qytetin e tyre për Krishtlindje.
Meterologët thanë se stuhia e madhe e borës është rezulati i efektit kombinues të ajrit të ftohtë me ujrat e liqenit./abcnews.al