Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas shpalljes së emergjencës në Komunën e Deçanit për helmimin e qytetarëve.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Kurti bën me dije se për shkak të një vizite zyrtare jashtë vendit nuk mund të jetë pranë qytetarëve.
Ndërsa ka theksuar se ka biseduar me kryetarin e Komunës, Bashkim Ramosaj për të konkretizuar mbështetjen e qeverisë, ndërsa për t’u njohur nga afër me situatën sot në Deçan do të jenë zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Më tej Kurti sqaron se qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni deri në një përmirësim të gjendjes./abcnews.al/

