Tifozeria ultras e Interit, “Curva Nord”, kanë organizuar një takim të hapur për të gjithë tifozët zikaltër të enjten më 22 shtator, në orën 20:30.
Njoftimi i plotë:
“Në këtë takim do të keni mundësinë të kuptoni sesi ne po mendojmë përballë një situate të tillë aspak të këndshme.
Ne jemi të përmbytur me kërkesa nga “tifozët e rrjeteve sociale” histerikë që garantojnë revolucionin.
Realiteti, kur shikohet nga një këndvështirm më i gjërë, është shumë më tepër se thjesht një “Inzaghi out”.
Nuk do të ketë më tolerancë. Trajneri padyshim ka bërë shumë gabime por…
Asnjë alibi për lojtarët të cilët na tërheqin poshtë me egon e tyre dhe e vendosin përpara grupit. Ne nuk jemi ok me këtë gjë. Të gjithë duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre. Ne luftojmë së bashku, largohemi së bashku. Ne do të luftojmë së bashku!”/ h.ll/abcnews.al