Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka deklaruar se do të ulet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të biseduar gjatë samitit të BE-së në Granada të Spanjës.
“Takimet bëhen për t’i ulur tensionet. Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiq. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë. Por, gjendja është shumë më e keqe sot sesa në kohën e Kishinjevës.”, tha ai.
Kujtojmë që më herët, Osmani ka deklaruar se nuk do të takohet me PresidentinAlkesander Vuçiç, pa u sanksionuar Serbia, për sulmin terrorist të 24 shtatorit./abcnews.al