Oficeri i antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Elezoviç është vrarë. Pas shumë dyshimesh, autoritetet vendase kanë konfirmuar se ai është vrarë.
Trupi i pajetë u gjet pranë bregut të Bunës, në fshatin Shëngjergj të Ulqinit, rreth orës 21:40 minuta të së martës. Kanë qenë banorët e zonës që kanë pikasur trupin e pajetë dhe kanë lajmëruar policinë.
Sipas mediave vendase, hetuesit nuk japin të dhëna për mënyrën e ekzekutimit. Elezoviç rezultonte i zhdukur që prej 27 majit. Për herë të fundit ai ka folur me bashkëshorten, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune.
Sinjalin e fundit, telefoni i tij e dha në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, mes fshatrave Pentar dhe Reç. Përveç autoriteteve malazeze, hetimet i ka nisur dhe Prokuroria dhe Policia e Shkodrës.
Fillimisht ato përqendruan tek një rrëmbim i mundshëm nga grupet kriminale të trafikut të drogës. Më pas, hetimet ndryshuan rrjedhë. Mediat malazeze thanë se ai mund t’i fshihej policisë pasoi një bashkëpunëtor i drejtësisë, e implikonte në trafikun e 2 ton kanabis, që u kap vitin e kaluar pranë kufirit me Shqipërinë.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014. Së fundmi punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në Ulqin e Tivar./i.k/abcnews.al/