Gjendet thika e vrasjes së 14 vjeçarit/ Bashkë me çantën e shkollës, pranë gjykatës së apelit në Tiranë

schedule21:09 - 22 Nëntor, 2024

schedule 21:09 - 22 Nëntor, 2024

Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin Cani ditën e hënë në kryeqytet. Burimet për “ABC News” njoftojnë se arma e ftohtë është gjetur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit ne Tiranë.

Bashkë me armën është gjetur edhe çanta e shkollës se 14-vjeçarit Mario Përlleshi, të dyshuar si autor i krimit, i cili gjate ditës se premte mori masën e sigurisë “arrest ne burg” deri në përfundim të hetimeve.

Seanca për caktimin e masës u zhvillua në ambientet e një spitali privat në kryeqytet ku 14-vjeçari është duke marrë trajtim shëndetësor për shkak se ka mbetur I plagosur edhe vetë me thikën që qëlloi viktimën gjatë konfliktit.

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës masën e arrestit në burg pasi e akuzon Përlleshin për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Vepra penale për të cilën akuzohet adoleshenti parashikon dënimin nga 20 vite heqje lirie deri në burgim të përjetshëm. Për shkak se autori është i mitur, nëse ai gjendet fajtor do të vuajë gjysmën e dënimit. Grupi hetimor ka marrë disa dëshmi edhe të  te miturve të tjerë që kanë qenë të pranishëm ditën kur ndodhi konflikti.

Ndërkohë Mario Përlleshi deri më tani nuk ka dhënë sqarime për ngjarjen duke pretenduar se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur. Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën pas një përleshje fizike mes disa adoleshentëve, rreth 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë, por përfundoi në mënyrë tragjike me një të vrarë dhe 2 të plagosur mes të cilëve edhe autori i krimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!