Gjendet piktura 500-vjeçare e vjedhur në Itali, muzeu nuk ishte në dijeni se mungonte

schedule15:38 - 20 Janar, 2021

schedule 15:38 - 20 Janar, 2021

Një pikturë 500-vjeçare e vjetër që ishte vjedhur në një muze në Itali, është gjetur në një apartament në një qytet jugor të Italisë.

Punonjësit e muzeut “San Domenico Maggiore” nuk ishin fare në dijeni se portreti i Krishtit që besohet se është pikturuar nga një student i Leonardo Da Vincit, mungonte.

Sipas policisë italiane, një informacion i çoi ata drejt banesës ku ndodhej piktura dhe ajo u gjet në një dollap.

Ndërsa pronari 36 vjeçar i apartamentit është arrestuar nën dyshimin për pranim të mallrave të vjedhura.

Muzeu së cilit i përket piktura ishte mbyllur për disa kohë për shkak të masave të koronavirusit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!