Është gjetur pas pesë ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku në Bulqizë. Mësohet se trupi i tij është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur.
Kujtojmë se ngjarja u raportua rreth orës 12.00 të së mërkurës, kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës. Grupi i avarisë vijoi kërkimet të cilat rezultuan pa rezultat për pesë ditë. Familjarët dhe kolegët e tij pritën me ankth dita ditës, por për fat të keq, nuk qe e mundur që Plaku të nxirrej i gjallë.
Ngjarja ndodhi në një galeri të subjektit “KADURTEX”, në pronësi të vëllezërve Myfit dhe Kapllan Duriçi, ky i fundit ishte edhe administrator i kompanisë. /abcnews.al/