Gjendet pas 103 vjetësh nëndetesja e luftës së parë botërore

schedule12:06 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 12:06 - 21 Dhjetor, 2017

Gjenden në Asutrali, pas më shumë se një shekulli mbetjet e nëndetëses së Luftës së Parë Botërore “HMAS AE-1”. Nëndetësja i përkiste Marinës Mbretërore Australiane dhe ishte zhdukur me 35 pjestarë australiane dhe britanike në bord. 103 vjet kane zgjatur kerkimet per te.

Mbetjet e nëndetëses HMAS AE-1, të parës nëndetëse të zhdukur gjatë Luftës së Parë Botërore, me 35 pjestarë australianë dhe britanik në bord, që i përkiste marinës australiane janë gjetur pas një kërkimi 103-vjecar.

Nëndetësja është gjetur pranë bregut të Rabaulit në Papua Guinea e Re. Ky ishte edhe misioni i 13-kërkimorë për nëndetësen e zhdukur e cila u gjetë me anë të një droni nënujor.

Ministrja australiane e Mbrojtjes, Marise Payne, konfimon gjetjen e nëndetëses të zhdukur prej një shekulli, duke theksuar se kjo përbën një prej zbulimeve më të rëndësishme në histroinë detare të vendit. “Kjo ishtë humbja e parë e një nëndetëseje për Marinën Mbretërore Australiane dhe e para nëndetëse e zhdukur gjatë Luftës së Parë Botërore. është e qarë se kjo është një tragjedi që është ndjerë fort nga kombi ynë dhe aleatët tanë – përfundoi Payne.

Nëndetësja australiane u gjetë në një thellësi prej më shumë se 300 metra. Skuadra e kërkimit që realizoi zbulimin mbajti edhe një shëbesë përkujtimore për personat që humbën jetën. Qeveria australiane, do të kontaktojë me pasardhësit e marinarëve, me bindjen se gjetja e nëndetëses do t’i sjellë paqe familjarëve pasi ata nuk patën asnjë varr ku të preheshin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!