Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se viktima është Fiz Shoshaj , 70 vjeç, banues në Burrel, i cili është gjetur në rrugë pa shenja jete në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit”.
Ndërkohë paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 09.05.2021, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” është gjetur në rrugë , pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo demtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë. e.su./abcnews.al

