Një person është gjetur pa shenja jete në banesë në Lagjen e Re, Bulqizë. Abc News mëson se viktima është identifikuar si Feizi Demiri, 49 vjeç. Nuk ka shenja dhune dhe dyshohet të ketë qenë i sëmurë. Demiri jetonte i vetëm. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes së tij.
Ndërkohë policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen. /abcnews.al