Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete një 42 vjeçar, banues në Lushnjë.
Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar. Mësohet se 42-vjeçari, një person me probleme të shëndetit mendor zakonisht qëndronte në rrugën kryesore e dytësore në Golem duke kryer veprime të rrezikshme.
Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po këqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit. /abcnews.al