Gjendet një velierë në det të hapur në Sarandë, dyshimet e para

schedule08:49 - 14 Qershor, 2023

schedule 08:49 - 14 Qershor, 2023

Një velerierë e braktisur, 55 milje përballë Siçilisë është zbuluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga një peshkarexhë.

Sipas informacioneve  paraprakisht dyshohet qe mund te jetë përdorur për trafik klandestinësh dhe më pas është braktisur.

Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord, nderkohe që nga verifikimet brenda në veliere janë gjetur bidona uji dhe ambalazhe të ndryshme c’ka bën që të mendohet se në të mund të kenë qenë njerëz.

Velierja , u dërgua në portin e peshkimit të Sarandës.

Lidhur me këtë velierë që u gjet në det të hapur janë duke vijuar verifikimet.

Sot, rreth orës 09:00, kanë mbërritur në portin e Limjonit, Sarandë, anija e peshkimit “Rozafa 23” dhe një mjet lundrues tip veliere.

Mjeti lundrues tip veliere, me mbishkrimim “Bavaria 50”, është gjetur më datë 10.06.2023, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, Itali, nga anija e peshkimit Rozafa, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Nga kapiteni i anijes së peshkimit në momentin e konstatimit nga ana e tyre, është njoftuar Kapiteneria e Siçilisë dhe Delta Force e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundraligjshme si dhe kanë kryer verifikimet e tjera përkatëse dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, ja kanë dhënë velieren kapitenit të anijes Rozafa.

Aktualisht mjeti lundrues tip veliere është sekuestruar dhe qëndron e bllokuar në port, pasi do të verifikohet nga Kapiteneria Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë“, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!