Gjendet një trup i dekompozuar në Vjosë, policia publikon shenjat në trup dhe kërkon ndihmë për identifikimin

schedule15:51 - 5 Tetor, 2019

schedule 15:51 - 5 Tetor, 2019

Një trup i pajetë u gjetë në anë të Vjosës në afërsi të fshatit Hambar të Fierit. Sipas policisë trupi është dekompozuar i seksit mashkull dhe rreth 35 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Viktima kishte veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjatë, xhinse dhe kishte një tatuazh në krah në formë thike.

Policia e ka dërguar kufomën në morg dhe kërkon ta identifikojë.

Në të njëjtën kohë kanë nisur hetimet për rrethanat e mbytjes së këtij personi.