Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, ABC mëson se viktima është Endri Mustafa. Ai është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve në qytetin e Shkodrës.
Endri Mustafa është një person i njohur për policinë. Ai është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. /abcnews.al/