Gjendet një person i mbytur në Porto Romano

schedule12:17 - 7 Korrik, 2018

schedule 12:17 - 7 Korrik, 2018

Dy persona janë mbytur këtë të shtunë në bregdetin e Durrësit. Një pushues 62-vjeçar u mbyt në vendin e quajtur Porto Romano, ndërsa ishte duke u larë. Megjithëse pushues të tjerë i shkuan në ndihmë, ai nuk mundi të mbijetojë. Një tjetër person u gjet i pajetë në mëngjes në plazhin e Currilave. Ai është 72 vjeç, banor i Durrësit dhe policia dyshon se është mbytur, megjithëse për të dyja rastet po hetohet rreth shkakut të saktë që ka shkaktuar vdekjet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!