Një pako e vogel e cila dyshohet të ketë brenda saj lëndë plasëse është gjetur pranë një mjeti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme tek Ura Dervish Beg në Shkodër. Makina tip BENZ është në pronësi të nje punonjësi të Tatimeve në Shkodër Nehat Zaganjorit. Vetë ky i fundit ka njoftuar policinë. Dyshohet se pakoja është hedhur nga larg pasi mjeti ka nje dëmtim në pjesën e pasme të tij. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Zaganjori nuk njihet si person problematik. Ai prej tre vitesh punon si inspektor në Drejtorinë e Tatim Taksave në Shkodër./abcnews.al
Gjendet një pako e dyshimtë pranë mjetit të punonjësit të tatimeve në Shkodër
schedule21:29 - 1 Nëntor, 2018
schedule 21:29 - 1 Nëntor, 2018