Një kufomë e seksit mashkull është gjetur në një përrua në Bërxullë. Sipas kontrollove të bluve, në xhepin e viktimës është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.
Sipas burimeve për ABC, 48 vjeçarit nuk i jane gjetur shenja dhune apo nga arme zjarri në trup. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes mund te jete mbidoza, por grupi hetimor janë në pritje të përgjigjës së ekspertizes nga morgu. 48-vjecari është gjetur nga kalimtarët në anë të rrugës, në rrugë dytësore.
“Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë./abcnews.al