Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet një i vdekur në qytetin e Pejës, pranë viktimës një armë zjarri

schedule10:28 - 11 Gusht, 2023

schedule 10:28 - 11 Gusht, 2023

Një person nga Peja është gjetur i vdekur në një banesë të pabanuar. Policia ka konstatuar edhe një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë në shtëpinë ku është gjetur viktima.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, njoftoi policia.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!