GJIROKASTËR- Gjendet një grua e pajetë në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër. Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar policinë dhe PMNZSH për prezencën e një kufome në sipërfaqe të rrjedhës së liqenit të Viroit.
Menjëherë policia ka shkuar ne vendngjarje ku ka nxjerrë nga rrjedha trupin e gruas së pajetë, të padekompozuar. Aktualisht identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur. Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes/ abcnews.al