Alarmi fals në Kukës/ Granata e gjetur pranë ish-Turizmit rezultoi të ishte lodër

schedule09:08 - 15 Tetor, 2025

schedule 09:08 - 15 Tetor, 2025

KUKËS– Alarmi për prezencë të një granate dore në qytetin e Kukësit ka rezultuar i rremë. Ishte telefonata e një qytetari, i cili lajmëroi mëngjesin e kësaj të mërkure policinë për prezencën e një granate dore pranë zonës së “ish-Turizmit”.

Policia u vu në lëvizje menjëherë duke rrethuar zonën, por pas kontrolleve nga ekspertët rezultoi se granata ishte lodër.

“Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi fillimisht policia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!