Një breshkë kareta-kareta është gjetur mëngjesin e sotëm në brigjet e Himarës. Ajo ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjeve në shkëmbinj.
Breshka është marrë nga agjencia e zonave të Mbrojtura ku do të kurohet, për t’u hedhur më pas sërish në det.
Kjo breshkë është mjaft e rrallë, por në vitet e fundit janë gjetur disa të tilla./mv. abcnews.al