Gjendet në rrugë një 55-vjeçar në Elbasan, ndërron jetë rrugës për në spital

schedule16:03 - 27 Korrik, 2021

schedule 16:03 - 27 Korrik, 2021

Një 55-vjeçar është gjetur i shtrirë në tokë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen  “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale,  grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njof6ton policia. /abcnews.al