Në parkingun e një pallati në Florida, SHBA, është kapur një krokodil 3 metra i gjatë. Policia dhe autoritetet e botës së egër pasi mbërritën në vendin ku u gjet krokodili, e kapën dhe ia lidhën gojën. Më pas e ngarkuan në fugon dhe më pas u lëshua në natyrë.
Autoritetet tërhoqën vëmendjen për periudhën e çiftëzimit të krokodilëve dhe lëshuan një seri paralajmërimesh kundër rreziqeve të mundshme.
Zyrtarët paralajmëruan pronarët e kafshëve shtëpiake që të mbajnë kafshët larg buzës së ujit, duke theksuar se krokodilët janë të egër gjatë periudhës së çiftëzimit./e.b-abcnews.al