Gjendet në ish-fushën e Aviacionit, bomba me peshë 500 kg nga Lufta e Dytë Botërore

schedule12:52 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 12:52 - 27 Dhjetor, 2020

Në ish-fushën e Aviacionit në kryeqytet është gjetur një bombë me peshë 500 kg. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas asaj që shkruan ministrja, bomba që peshon 500 kg i përket Luftës së Dytë Botërore dhe ekipet e xhenios e zhvendosën në poligonin në Bizës.

Më tej, bomba u demolua në mënyrë të kontrolluar.

POSTIMI I PLOTË

Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.

Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.  s.b/abcnews.al/

#KrenariPërFA🇦🇱

Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i…

Posted by Olta Xhacka on Sunday, December 27, 2020