Gjendet i vrarë një person në Kodër Kamëz

schedule20:38 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 20:38 - 23 Dhjetor, 2021

Kamzë – Një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e stome në Kodër Kamëz.

Policia njofton se viktima është Can Kariçi , banues në lagjen Nr.1 Bathore. Krimi raportohet se ka ndodhur rreth orës  19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.

Për policinë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Ndërkohë është rrethuar zona dhe janë ngritur disa postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se për të kryer vrasjen është përdorur armë me silenciator pasi deri më tani nuk është raportuar për të shtëna. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!