Gjendet i vetëvarur në një pemë ulliri në bahçen e shtëpisë, 69-vjeçari në Berat

schedule19:55 - 2 Mars, 2021

schedule 19:55 - 2 Mars, 2021

Një 69-vjeçar në fshatin Pëllumbas të njësisë administrative Lumas në Berat i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Mësohet se Bashkim Harizi e ka bërë aktin tragjik në një pemë ulliri në bahçen e shtëpisë së tij. Ai u gjet pa shenja jete nga djali i tij.

Harizi ka 3 fëmijë ndërsa nuk dihen shkaqet që e kanë çuar drejt aktit ekstrem. sb/abcnews.al/