Gjendet i vdekur studiuesi që ishte në prag të një zbulimi të rendesishëm për koronavirusin

schedule09:20 - 6 Maj, 2020

schedule 09:20 - 6 Maj, 2020

Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qendrës Mjekësore u tha se ishte në prag të ‘gjetjeve shumë domethënëse’ të lidhura me koronavirusin kur policia deklaroi se ai kishte vdekur.

Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë e tij në Ross Township, kur një burrë  – i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu dyshohet se hyri në shtëpinë e tij dhe qëlloi mbi të.

Liu u godit me plumba në kokë, qafë dhe vdiq nga plagët e marra.

Liu ishte një profesor asistent kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC, sipas një deklarate të lëshuar nga punëdhënësi i tij që njoftoi  vdekjen e tij të parakohshme

Para se të vritej ai kishte raportuar  se ishte në faza të avancuara të zbulimit të Covid-19, tha universiteti.

“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat e SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të përfundojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.

Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike.

“Humbja e tij do të ndihet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe personi që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka ende një motiv të saktë mbi rrethanat. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar./abcnews.al