Një qytetar ka gjetur vdekjen pranë banesës së tij në Elbasan, mesditën e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Xh. B., 65 vjeç.
65-vjeçari ka humbur jetën në lagjen “Dyli Haxhire”, pranë banesës së tij. sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
“Më datë 03.02.2022, rreth orës 11:50, në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka gjetur vdekjen pranë banesës së tij, shtetasi Xh. B., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al