TIRANË– Një 13-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Tiranë. Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, raporton se fëmija është gjetur në garazhin e makinës.
Ai ka qenë bashkë me babain pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis. Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës. Babai është shprehur se ishin duke hequr baterinë e automjetit.