Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë të hënën e kaluar i ka marr jetën edhe aktorit Çagdaş Çankaya dhe gruas së tij Zilan Tigris. Çağdaş ishte një personazh qendror në serialin e njohur turk “Osmani”, ndërsa Zilan ishte një muzikante e talentuar.
Lajmi fatkeq për vdekjen e tyre u konfirmua nga produksioni Bozdağ Films në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, duke trishtuar shumë persona.
Në mbishkrim shkruhet: “I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të Çagdaş Çankaya, bashkëshortes së tij dhe të gjithë atyre që humbën jetën në tërmet. Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre”.
Nga tërmeti që ndodhi më 6 shkurt deri më tani numrin i të vdekurve ka shkuar në 34,000 në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.
Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se numri i të vdekurve në Siri ka arritur në 5273 dhe pritet të shkojë në 7000./abcnews.al