Gjendet i vdekur në pyll 41-vjeçari shqiptar, ishte zhdukur rreth 5 muaj më parë

schedule08:30 - 2 Nëntor, 2021

schedule 08:30 - 2 Nëntor, 2021

Është gjetur i vdekur 41-vjeçari, Muhabi Islami nga Begraca e Kaçanikut. Ai ishte raportuar i zhdukur rreth 5 muaj më parë, ndërsa lajmin e gjetjes së viktimës e kanë bërë publike në mediat sociale.

“Kaçanik, Begracë. Gjendet pa shenja jete, Muhabi Islami personi i cili ishte zhdukur para disa muajve i moshës 41 vjeç nga fshati Begracë. Ngushllime”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, viktima sipas familjarëve me datën  07.06.2021, kishte dalë nga shtëpia duke mos u kthyer më.

Pa njoftimit nga familja për zhdukjen e tij, ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt , FSK, Zjarrfikësve dhe 40 vullnetarë, kishin nisur kërkimin e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!