FIER- Një trup i pajetë është gjetur brenda banesës në katin e 8-të të një pallati në lagjen “8 Shkurti” në Fier.
Fqinjët kanë lajmëruar policinë se i moshuari rreth të 80-ve, i cili banonte i vetëm, kishte humbur kontaktet me të afërmit.
Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse.
I moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.