KURBIN- Pasditen e kësaj të enjteje, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, një 30 vjeçar. Policia e Kurbinit thotë se viktima është Admir Hasani.
Sakaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj./ abcnews.al