Një 52 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Artan Kaja, është gjetur i pajetë në ambientet e një kompanie në Itali.
Në fillim u raportua për një ngjarje aksidentale në mbrëmjen e 7 Janarit, por më pas rezultoi se bëhej fjalë për vrasje me armë zjarri. Sipas mediave italiane, policia ka arrestuar autorin e dyshuar.
Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë, e cila shkoi në kompani pasi nuk iu përgjigjej telefonatave. 52 vjeçari ishte pronar i një sipërmarrjeje Tony Service në Capannori, dhe merrej me trajtimin e mallrave./abcnews.al