Gjendet i pajetë në lumë një 44-vjeçar (Video)

schedule11:39 - 1 Dhjetor, 2018

schedule 11:39 - 1 Dhjetor, 2018

Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të shtune anës lumit Guahak të Skraparit. Viktima është një 44-vjeçar, i cili u gjet nga patrulla e policisë. Në këto pamje të mbërritura në redaksinë e tvklan.al nga një qytetar, shihet pikërisht momenti kur polumbarët nxjerrin nga rrjedha e lumit trupin e pajetë.

Për tvklan.al, qytetari thotë se viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Franca, ku iu ishte refuzuar kërkesa për azil. Që prej asaj kohe, 44-vjeçari mësohet se konsumonte në mënyrë të rregullt alkool. Dyshimet paraprake janë se viktima mund të jetë vetëmbytur. Kjo edhe sipas burimeve zyrtare.

“Rreth orës 08:00, në Skrapar, në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur. Nga verifikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Megjithatë, për ngjarjen është ngritur një grup hetimor dhe pritet që shkaku i vdekjes të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!