Një 42 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të martë në banesën e tij në Tiranë.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Maliq Muço”, ku është gjetur i pajetë nga familjarët pasi dyshohet se është vetëvarur një 42 vjeçar. “
“Më datë 04.07.2023, rreth orës 13:55, në rrugën “Maliq Muço”, në banesë është gjetur nga familjarët i pajetë, dyshohet i vetëvarur, një 42 vjeçar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al