Një aktor është gjetur i pa jetë në shtëpinë e tij në Romë. Mediat italiane bëjnë me dije se aktori Paolo Calissano i lindur në Genova 54 vjet më parë dhe u bë një fytyrë e famshme e trillimeve në vitet 1990 dhe 2000.
Dyshimet e para janë se ai ka humbur jetën nga mbidoza, pasi në shtëpinë e tij në lagjen Balduina, u gjetën disa pako me ilaçe dhe medikamente psikotrope që aktori me sa duket po i merrte për të trajtuar një formë depresioni që vuante.
Problemet gjyqësore të
Calissano vitete e fundit kishte një sërë problemesh me drejtësinë, në vitin 2005 ishte në qendër të vëmendjes pasi në banesën e tij për shkak të një mbidoze ka vdekur Ana Lucia Bandiera.
Në lidhje me këtë ngjarje aktori u arrestua dhe u dënua me katër vjet me akuzën se i kishte dhënë drogën. Pas një procesi rehabilitimi, Calissano përfundoi sërish në lajme në vitin 2008: i përfshirë në një aksident me makinë ai u gjet pozitiv në kokainë./abcnews.al