Gjendet i pajetë një 70 vjeçar në Korçë

schedule11:09 - 21 Qershor, 2024

schedule 11:09 - 21 Qershor, 2024

Gjendet i pajetë në banesë një 70 vjeçar në Korçë. Viktima është identifikuar si Nuredin Pajollari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë.

Mësohet se kanë qenë familjarët, të cilët e kanë gjetur në dhomë, ndërsa trupi po transportohet drejt morgut për ekspertizën mjeko ligjore./abcnews.al