Gjendet i mbytur një 62-vjeçar në breg të detit në Spille

schedule14:38 - 8 Shkurt, 2021

schedule 14:38 - 8 Shkurt, 2021

Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Spille të Kavajës. Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në breg të detit.

Sipas policisë viktima ishte larguar nga banesa më datë 5.2.2021.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe: U gjet pa shenja jete në breg të detit në Zvërnec, policia jep detaje për 35-vjeçarin e paidentifikuar

Ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se 62-vjeçari është mbytur aksidentalisht.

Kjo është viktima e dytë brenda ditës, gjetur në breg të detit. Më herët një preson rreth 35-vjeç u gjet pa shenja jete në bregdet në Zvërnec.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2021, rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë, është gjetur në breg të detit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 62 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 05.02.2021.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!