Një 68 vjeçar është gjetur i mbytur në lumë në Mullet, Tiranë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, ku është gjetur i mbytur në lume, shtetasi Sh.P., rreth moshës 68 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Njoftimi i plotë:
Me datë 22.08.2020, rreth orës 03:25, në Lumë, në Mullet, është gjetur i mbytur shtetasi Sh.P., rreth moshës 68 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht./abcnews.al